Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) që ka kërkuar nga qytetarët rezident që të përmbahen nga daljet pa nevojë në qytet, gjatë kohës derisa janë këtu mërgimtarët, për t`iu lënë më shumë hapësirë e mundësi atyre që t`i shijojnë pushimet në vendlindja.
Por, zyra e kryetarit të Gjilanit ka dalë më një sqarim për media, ku kanë treguar se a duhet të dalin jashtë qyetarët e kësja komune.
"Dilni sa të doni. Natyrisht, duke respektuar masat në fuqi", thuhet në saqrim.
Sqarimi:
A keni dalë sot a jo?
Sa për sqarim, informata e sotme ka qenë citim nga mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në frymën e asaj që të kemi më shumë kujdes për veten dhe sidomos për mërgimtarët, duke ditur kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për ne dhe meqë, përveç tjerash, rreziku nga pandemia nuk ka kaluar.
Përndryshe, dilni sa të doni. Natyrisht, duke respektuar masat në fuqi.