Kompanitë e transportit të udhëtarëve në Gjilan po mendojnë të hyjnë në protestë nëse kërkesat e tyre për subvencionim nuk merren parasysh.
Operatorët po ankohen se që nga fillimi pandemisë nuk janë ndihmuar asnjëherë, teksa kufizimet për ta ishin nga më të ndryshmet.
Nga pakujdesia e organeve lokale e qendrore ata thonë se janë dëmtuar shume financiarisht.
Por zgjidhje po premtojnë nga Komuna e Gjilanit që në mbledhjen e radhës në asamblenë komunale do ta hedhin në votim pikën për tu ndarë mjete kësaj kategorie.