Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, thotë se trashëgimitë kulturore-artistike të Gjilanit, duhet të shfrytëzohen në të gjithë potencialin që ato e kanë.
Tutje Hyseni thotë se Gjilanit i duhet patjetër rikthimi i vëmendjes institucionale kah komuniteti artistik.
“Trashëgimitë kulturore-artistike të Gjilanit, duhet të shfrytëzohen në të gjithë potencialin që ato e kanë. Në shkallët e teatrit, në praninë e ministrit të kulturës z. Hajrullah Çeku, deputetes znj. Adriana Matoshi dhe aktorit z. Avni Shkodra, takuam artistë të Gjilanit.
Gjilanit i duhet patjetër rikthimi i vëmendjes institucionale kah komuniteti artistik dhe përfshirja e të rinjve në jetën kulturore” ka shkruar Hyseni në rrjetin social Facebook.