Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka bashkëbiseduar me fermerët e Gjilanit.
“Jam i lumtur që bashkë me partnerët vendorë e ndërkombëtarë, Gjilanit i kemi sjell miliona investime gjatë mandatit në bujqësi”, ka thënë Haziri.
“Ujitja e tokave bujqësore është program që do ta realizojmë me Bankën Botërore”.
“Do të angazhohemi ta themelojmë Departamentin e Bujqësisë në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka”, për shkak se Gjilani ka kapacitete të larta agro-përpunuese dhe do ta zhvillojmë edhe më tutje politiken kadrovike të këtij sektori”, u shpreh kandidati i LDK-së për Gjilanin.