Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Gjilan ka bërë të ditur pesë prioritetet e plangprogramit të kandidatit për kryetar, Alban Hysenit.
Në këto prioritete bën pjesë furnizimit me ujë për 24 orë, përmbyllje përfundimtare e ujërave të zeza, ndriçim publik, trotuare dhe parkingje të reja.
Po ashtu në plan është edhe një zonë ekonomike në trekëndëshin mes Livoçit të Epërm, Gllasmës dhe Bresalcit, si dhe formimi i Qendrës së Inovacionit.