Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës.
Pretendenti për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar sot në qendrën e votimit 0401D, në shkollën "Abaz Ajeti".
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë dhe të përcaktojnë fatin e tyre.
"Unë sot sapo përfundova obligimin tim si qytetar i Republikës, për të votuar. Për të shfrytëzuar të drejtën për të përcaktuar fatin tim dhe të ardhmen time, e me këtë edhe të familjes. Në anën tjetër, iu bëj thirrje gjithë qytetarëve të shfrytëzuar këtë të drejtë të garantuar dhe kushtetuese. Në mënyrë që bashkërisht të përcaktojmë të ardhmen e qytetit tonë dhe të ardhmen e vendit", ka thënë Hyseni.
Hyseni ka falënderuar të gjithë qytetarët për maturinë dhe pjekurinë politike e treguar gjatë fushatës zgjedhore.