Mbi 26 përqind e gjilanasve me të drejtë vote, kanë votuar deri në orën 15:00. Në të njëjtën periudhë në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, kishin votuar 6 përqind më pak.
Kështu bën të ditur kryesuesi komunal zgjedhor, Ferid Shabani i cili thekson se deri në orën 15:00 nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.
"Deri në orën 15:00 kanë votuar 26,916 persona. Apo shprehur në përqindje 26,63 përqind. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, në të njëjtën periudhë kohore kishin votuar 20 për qind e qytetarëve", ka thënë Shabani.
Policia e regjionit të Gjilanit gjatë ditës ka shoqëruar në stacionin policor një person i cili kishte fotografuar votën. Mirëpo, i njëjti është liruar me procedurë të rregullt. Të drejtë vote në këtë komunë kanë mbi 101 mijë qytetarë në 34 qendra të votimit.