Kanë mbetur më pak se një orë deri te mbyllja e qendrave të votimit në Gjilan.
Në qendrën më të madhe me numër 0401X, në shkollën "Thimi Mitko" vërehet numër i madh i qytetarëve, të cilët vijnë për të votuar.
Në këtë qendër të drejtë vote kanë rreth 16 mijë qytetarë.
Deri në orën 15:00, kanë votuar mbi 26 për qind e tyre.