Kandidati për kryetar i LDK-së për komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri e konsideron si të fituar garën e sotme.
Ai në një postim në Facebook ka falënderuar votuesit duke thënë se do ta vazhdojë mandatin e kryetarit për katër vitet e ardhshme.
Ai me këtë rast u ka dërguar një mesazh rivalëve të tij.
Megjithatë, sipas EXIT-POLL-eve LDK me Lutfi Hazirin do të shkojë në balotazh me Alban Hysenin të Vetëvendosjes.
LDK ka 43% dhe Vetëvendosje 40.30%.
PDK me Leonora Morina Bunjaku ka 9.90%, ndërsa AAK me Nazim Gagica ka 4.80%.
Postimi i plotë:
Përtej kësaj fotografie, ju faleminderit shumë të gjithë atyre që kanë votuar për rikthim të madh të LDK-së, si forcë e parë politike në Gjilan dhe për vazhdimin e besimit edhe për katër vitet e ardhshme ndaj meje si Kryetar.
U dëshmua se nuk ka koalicione joparimore që mund ta thejnë koalicionin tim me qytetarët e Gjilanit.
Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!