Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, po vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit, sollën rikthimin e këtij subjekti me votën e popullit.
Megjithatë ai në Edicionin Special u shpreh se pret fitore në zgjedhjet për balotazh të 14 nëntorit ku do të garojnë përballë Lëvizjes Vetëvendosje.
”LDK doli e para si parti politike, ndërsa ne jemi në balotazh, ky është verditki i qytetarëve në Gjilan”.
”Vullneti i qytetarëve u lexua në mbrëmje, dhe unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me rikthimin e parë të LDK-së si parti në komuna”.
”Pres që të vazhdohet mandati, besimi, kontrata me qytetarët në Gjilan”.
”Pak a shumë është një gjendje e njëjtë. Unë kam pasur një rritje të lehtë bashkë me partinë në krahasim me Lëvizjen Vetëvendosje”.
”Më jep siguri që balotazhi, përkundër të jetë i vështirë do të arrihet të përballohet falë besimit qytetarë”.