I zunë skelet në Gjilan, fëmija lirohet për në shtëpi, e ëma ndalet në spital

Gjilani

I zunë skelet në Gjilan, fëmija lirohet për në shtëpi, e ëma ndalet në spital

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Pas rrëzimit të disa skeleve në qytetin e Gjilanit, lëndime trupore kanë pësuar një grua dhe fëmija i saj.

Arsim Emini, ushtrues i detyrës së  Drejtorit të Përgjithshëm i Spitalit të Gjilanit, ka konfirmuar se fëmija pas kontrolleve mjekësore është liruar për në shtëpi.

Derisa e ëma është ndalë në spital për kontrolle.

Ndonëse nuk është liruar, konfirmohet se edhe gruaja është në gjendje të mirë shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat