Më 17 tetor u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovë. Në këto zgjedhje dolën 43% të qytetarëve të votojnë.
Në 17 komuna janë shënuar fitore të partive politike, ndërkaq 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Në balotazh do të përballën edhe dy kandidatë për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni nga VV-ja dhe Lutfi Haziri nga LDK-ja.
Kurse, “Bota sot”, ka siguruar emrat e kandidatëve të cilët do t`i përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
LDK do të ketë 14 këshilltarë komunalë në asamblenë e Komunës së Gjilanit.
Kjo është lista e 14 kandidatëve të LDK-së që kanë arritur t`i sigurojnë votat që të jetë pjesë e Kuvendit komunalë të LDK-së Gjilan.
Avdyl Aliu
Imran Haziri
Bardhyl Syla
Shpresa Kurteshi-Emini
Teuta Suliqi
Ramiz Ramadani
Gentrit Murseli
Sami Ahmeti
Afërdita Balaj-Ajdini
Latif Maliqi
Drenushë Maloku
Muhadin Haziri
Besim Guda
Gresa Avdiu