Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mori gjithsej 90 mijë e 708 vota.
Ajo u rëndit si partia e katërt në zgjedhje.
Përkundër kësaj, kjo parti nuk pati aq “fat” në Gjilan, shkruan “Bota sot”.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Komunal të Gjilanit do t`i ketë vetëm dy përfaqësues.
Nazim Gagica i cili ishte kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Gjilan, nuk arriti që t`i fitoj zgjedhjet.
Por, të paktën Gagica do të jetë përfaqësues i AAK-së në Kuvendin komunal.
Ndërkaq, përfaqësuesja e dytë e AAK-së është Ardita Ukshini.
Ukshini kandidojë për herë të parë në këto zgjedhje dhe arriti që të bëhet përfaqësuesja e AAK-së në asamblenë e Gjilanit.