Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ndihet krenar me mbështetjen që i kanë dhënë qytetarët e Gjilanit.
Haziri u shpreh se gjithmonë ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe shtoi se do të vazhdojë t’i përmbyllë programet e mëdha.
Ai shtoi se është i bindur në mbështetje të qytetarëve.
Të dielën (14 nëntor) në balotazh për kryetar të Gjilanit janë Lutfi Haziri i LDK-së dhe Alban Hyseni i LVV-së.
Në raundin e parë të zgjedhjeve (17 tetor), kandidati i LVV-së, Alban Hyseni ka siguruar 44,71% të votave, kurse kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri ka marrë 43,51%.