Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në tubimin përmbyllës ka thënë se ndihet i impresionuar me “mbështetjen në formë plebishitare të qytetarëve”.
Haziri ka thënë se sipas tij, sonte është treguesi më i mirë se Gjilani do të jetë gjithmonë qytet i gjilanasve.
“Ky masovitet sonte është përtej partiak dhe është treguesi më i mirë se Gjilani nuk duron bedel politik, por një Kryetar që qeveris pa presion, pa ndikime e pa anime”.
“Ky masovitet sonte është tregues se gjilanasit e duan një Kryetar që qeverisë mbi parimin e barazisë, sepse para ligjit dhe para Zotit jemi të gjithë të barabartë”, ka thënë Haziri.