Një person pa shenja jete është gjetur gjatë ditës së djeshme në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Si fillim është raportuar se trupi i pajetë është i një femre, derisa është thënë se e njëjta ishte pjesëtare e Policisë së Kosovës.
Në raportin 24 orësh sot është theksuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë, ndërsa nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.
“Gjilan, 14.11.2021 – 15:55. Është raportuar se viktima femër kosovare, pjesëtare e PK-së, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë, ndërsa nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.”.
E sipas mediave lokale, rreshterja e policisë në Gjilan, Ajtene Islami vrau veten tek varri i motrës së saj e cila e kishte vdekur para disa muajve nga një sëmundje e rëndë.
Vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë.