Aktivisti politik nga komuna e Medvegjës, Muharrem Saliu është nderuar me mirënjohje nga kryetari në detyrë i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.
KJo mirënjohje iu dha Salihut në nderim të sukseseve të arritura dhe angazhimin e vazhdueshëm për të drejtat e shqiptarëve dhe nismat politiko-ekonomike në ruajtjen e identitetit kombëtare në Kosovën Lindore.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/03/auto_mir21638539236.jpg)
Aktivisti Salihu mori mirënjohje edhe nga Lëvizja Qytetare Vatra, e cila vepron në komunën e Gjilanit.
Kryetari i Kësaj Lëvizjeje, Kushtrim Kadriu nderoi Salihun me mirënjohje për kontributin e tij në emancipimin e popullit shqiptar të Kosovës Lindore.
Kujtojmë se Muharrem Salihu, është një ndër zërat më të fuqishim që ngre shqetësimin e vazhdueshëm lidhur me masivizimin e adresave të shqiptarëve të Kosovës Lindore nga autoritetet serbe.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/03/auto_mir11638539234.jpg)