Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”, gjatë së mërkurës, doli për të mbledhur të holla për shërimin e 27-vjeçarit, Drinor Gashi.
Ky i fundit është në trajtim intensiv në Turqi, pasi i ka të dëmtuara mushkëritë si dhe ka infeksion në mëlçi dhe në zemër.
Solidarizimi i gjilanasve ishte i madh, ku dhjetëra qytetarë kontribuuan financiarisht, për të arritur shumën e paraparë prej 100 mijë eurosh.
Nga Fondacioni “Avni Hyseni” kanë konfirmuar se shuma tashmë është arritur dhe se të njëjtat do t’i dërgohen familjes së 27-vjeçarit.