Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka përzgjedhur emrat për pozitën e nënkryetarit të komunës së Gjilanit dhe për katër drejtori, të cilat i takojnë pas marrëveshjes së arritur me Lëvizjen Vetëvendosjen.
Mediumi merr vesh se drejtor i Buxhetit dhe Financave është emëruar Riad Rashiti, ndërsa në pozitën e nënkryetares së komunës është emëruar Leonora Bunjakun.
Bajram Isufi është emëruar drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Azize Ramadani drejtoresh e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Enver Shabani, drejtor i Zhvillimit Ekonomik.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka fituar komunën e Gjilanit në raundin e dytë të zgjedhjeve.