Pasditen e sotme ka ndërruar jetë Shaip Zeka, vëllai i dëshmorit Kadri Zeka.
Kjo është bërë e ditur djali i tij, Izmi Zeka përmes një postimit në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Sot ndërroi jetë babai im, varrimi bëhet me datë 24 mars në varrezat e qytetit me drekë. I përjetshëm qoftë kujtimi për ty babë, përjetësishtë do të mbetesh në zemrat tona. Krenar që patëm një prind si ti i cili na rriti e edukoi me vlerat kombëtare dhe dashurinë ndaj atdheut!