Presidentja Osmani për iftar te familja e një dëshmori në Gjilan

Gjilani

Presidentja Osmani për iftar te familja e një dëshmori në Gjilan

Më: 6 prill 2022 Në ora: 22:00
Vjosa Osmani e përmbylli vizitën me iftar te familja e dëshmorit Nusret Hajdarit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë, nisi vizitat në komuna të Kosovës.

Ajo sot filloi nga Gjilani.

Osmani vizitën e përmbylli me iftar te familja e dëshmorit Nusret Hajdarit, ku thotë se aty gjetën mikpritje.

“Në përmbyllje të vizitës në Gjilan, në fshatin Dobërçan, vizitova familjen e dëshmorit Nusret Hajdari, te e cila gjetëm mikpritjen në iftarin e sontëm dhe uruam që ta vazhdojmë traditën e tillë dhe atë të solidaritetit si tipare veçuese të popullit tonë”, ka shkruar Osmani krahas fotografisë nga iftari te kjo familje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat