Largohet nga puna zyrtari korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Gjilani

Largohet nga puna zyrtari korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:06
Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna, K.R, Zyrtar Korrektues në Qendrën e Paraburgimit Gjilan.

Sipas njoftimit të SHKK i njëjti gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare duke kontrabanduar gjëra të palejueshme brenda qendrës.

Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në fund të njoftimit të SHKK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat