Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar procesin e zgjedhjeve të brendshme.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se sot ka përfunduar me sukses procesi zgjedhor i LDK-së Kmetoc, Vërbicë e Kmetocit, Shillovë e Muhaxherëve, Nasalë dhe Demiraj.
“Pati pjesëmarrje masive të të interesuarve, të rinjve e të rejave, për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në organet e LDK-së, të gatshëm për të marrë përgjegjësi politike dhe për të përfaqësuar, jo vetëm interesat e partisë, por edhe interesat e qytetarëve të kësaj ane dhe komunës së Gjilanit”, thuhet në njoftim.
Kuvendet zgjodhën kryetarët, kryesitë dhe delegatët.
Sipas agjendës zgjedhjet e brendshme do të përfundojnë më 30 qershor 2023. Në proceset zgjedhore do të përfshihen 44 nëndegë, me një pjesëmarrje të afër 3000 delegatëve.