Gjithçka nisi shumë herët për të riun nga Gjilani.
Bardhok Maliqi, tash e dy vite punën e vetme e ka këmbimin e valutave, apo siç tashmë njihet si ‘Forex’.
E kësaj të fundit Maliqi ia pa shumë hajrin, pasi nga kjo punë arriti t’i numërojë edhe milionat.
Rrugëtimi prej dy viteve nuk ishte i lehtë për të.
Mes sfidave dhe përkushimit, sot ai është shembull i një punëtori të jashtëzakonshëm.
Megjithatë, gjithë suksesin ia dedikon vetes.
Jetën e bën mes Kosovës dhe Dubait, dhe njëjtë e mendon edhe të ardhmen.
Ndërsa për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të ndjekin suksesin e tij, ai jep disa këshilla për mënyrën e biznesit. Për ta dëgjuar rrëfimin e tij, klikoni në videon e mëposhtme.