Nuk kanë të ndalur investimet në sistemin e ujësjellësit të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në fshatra e që është fokus edhe këtë vit.
Furnizimi me ujë të pijshëm është nevojë imediate e banorëve të fshatrave, e për të cilën edhe po punohet që të ketë sistem deri në fshatin e fundit.
Kryetari Alban Hyseni, tregon se po bëhet sistem ujësjellësi për fshatin Uglar me vlerë rreth 333 mijë euro, rezervuar akumulues prej 300 mijë litrash dhe 2 puse me 120 metra thellësi dhe 10058. 08 metra gjatësi.
"Përveç fshatit Uglar, me sisteme të ujësjellësit janë bërë e po bëhen edhe disa fshatra", tha Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit, tregoi për investimet në Vërbicën e Kmetocit, me vlerë afër 100.000 euro.
Investimi në Vrapqiç me vlerë 60169.90 euro, me gjatësi 1575 metra.
Në Pogragjë në vlerë 48217.04 euro, me gjatësi 735 metra.
Investimet në sistemin e ujësjellësit në Bresalc në vlerë prej 188,000 euro, me gjatësi 4645 metra.
Po ashtu edhe në Cërrnicë ka investime në ujësjellës në vlerë prej 753,000 euro, me gjatësi 18840.48 metra.
"Ditë për ditë, fshat për fshat, për sisteme ujësjellësi deri në fshatin e fundit", tha kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.