Pa ndalur po vazhdojnë investimet në fshatrat e Komunës së Gjilanit, përkatësisht rreth brezit kufitar që lidhin fshatrat e Gjilanit me ato të Preshevës.
Kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të kushteve për jetë më të mirë për banorët e fshatrave.
Një investim me rëndësi ka filluar për asfaltimin e rrugës në fshatin Kokaj.
"Me vlerë 569,135.37 euro e gjatësi 3261,55 metra, kanë filluar punimet në rrugën e fshatit Kokaj", tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Sipas tij infrastruktura e re që po punohet, përveç zhvillimit të fshatrave të komunës sonë, do të shërbejë edhe për lidhjen e shumë fshatrave të Preshevës me Gjilanin.
"Premtimet e dhëna po jetësohen, punët nuk do të ndalen. Shumë projekte tjera presim të fillojnë", tha i pari i Gjilanit Alban Hyseni.