Njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacione policore në Gjilan gjatë një jave në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 297 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i 16 aksidenteve të trafikut me dëme materiale;
Hetim i 21 aksidenteve të trafikut me të lënduar;
Iu shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 25 ngasës;
Janë përjashtuar nga komunikacioni 13 motoçikleta.
Njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të implementimit të planit operativ “Brezi i sigurisë” ka shqiptuar po ashtu 55 gjoba ndaj ngasësve dhe pasagjerëve të cilët janë hasur në komunikacion pa e vendosur brezin e sigurisë në mjet.