Lutfi Haziri me telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-kryetarit të Klinës, Prenk Gjetajn

Gjilani

Lutfi Haziri me telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-kryetarit të Klinës, Prenk Gjetajn

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 12:32
Prenk Gjetaj

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, me rastin e vdekjes së ish-kryetarit të Klinës, Prenk Gjetaj ka ndarë një telegram ngushëllimi.

Për Gjetjan, Haziri thotë se ka dhënë një kontribut të madh për Klinën, si profesor, si  kryetar i Degës së LDK – së, dhe si kryetar i kësaj komune.

Telegram ngushëllimi nga Lutfi Haziri:

Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe, e mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit tim, veprimtarit, atdhetarit dhe  ish-kryetarit të komunës së Klinës, Prenk Gjetaj.

Ai ka dhënë një kontribut të madh në Klinë, si profesor, si  kryetar i Degës së LDK – së, dhe si kryetar komune në Klinë. Unë do ta kujtoj si një njeri i dashur, i sjellshëm, i afërt, punëtor, e mbi të gjitha i sinqertë e atdhetar.

Kjo humbje e madhe nuk është vetëm për familjen tuaj, por edhe për LDK-në Klinën  dhe mbarë vendin tonë. Në këto momente të rënda pikëllimi, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve kolegëve e farefisit. Lamtumirë, miku im!

Shpirti i tij u prehtë në Parajsë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat