Asambleistja e LDK-së në Gjilan: Ka mos transparencë dhe nuk ka bashkëpunim të shëndoshë

Gjilani

Asambleistja e LDK-së në Gjilan: Ka mos transparencë dhe nuk ka bashkëpunim të shëndoshë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 11:09
Shpresa Kurteshi-Emini

Asamblistja e LDK-së, në Gjilan, Shpresa Kurteshi-Emini thotë se Komuna e Gjilanit nuk është duke mundur ta kryej punën siç duhet duke u ankuar për mos transparence nga ana e pozitës ndaj qytetarëve.

‘’Siç jeni edhe në dijeni, Komuna e Gjilanit nuk është duke mundur ta kryej punën siç duhet. Nuk ka një bashkëpunim të shëndosh që mundet me dhënë një kontribut me të mirë të qytetarëve. Kuvendi nuk është në shërbim të qytetarëve, jo për faj të opozitës, por për faj të ekzkekutivit. Nuk kemi transmetim tash e sa kohë, dhe gjithçka çka po ndodhë është dhunë fizike mes dy taboreve’’ thotë ajo.

Asamblistja e LDK-së, thotë se kanë kërkuar transparence, por nuk e kanë gjetur këtë nga pozita në Gjilan.

‘’Ne kemi kërkua transparencë dhe gjithçka që kërkohet nga Kuvendi me e ditë edhe qytetari’’ shprehet ajo.

Kurteshi-Emini, për buxhetin e vitit 2025 në Komunën e Gjilanit, thotë se tani është koha kur duhet hartuar, por që nuk sheh vullnet politik për këtë çështje, duke thënë se para votimit janë disa procedura në të cilat duhet kaloj buxheti.

‘’Tash duhet me u hartu plani dhe me u bërë dëgjimi buxhetor në lokacione të ndryshme, në fshatra, në komunitete, në biznese të ndryshme. Në shtator votohet buxheti, por para se me shku aty ka procedura me rëndësi dhe më i rëndësishmi është dëgjimi i buxhetit, me u marr kërkesat e qytetarëve për tu votuar buxheti. Dy seanca kanë mbetur peng. Shumë qështje nuk janë diskutuar, nuk janë kaluar Nuk ka vullnet poliitik, nuk ka interesim me punu në këtë drejtim dhe gjithçka ka mbetur e varur’’ thotë ajo.

Ajo shprehet se LDK ka votuar vitin e kaluar buxhetin, duke treguar kulturë dhe vullnet politik, por nuk e mohon se një gjë të tillë mund ta bëjë përseri, por që thotë se kanë disa projekte që ata ja kanë ofru kryetarit Alban Hysenit.

‘’LDK-ja ka qenë ajo që e ka votu buxhetin vitin e kaluar për ti shtyrë proceset përpara, natyrisht se kemi plane, kemi vullnet të madh si në të kaluarën, kemi projekte që kemi ofru për me kalu buxhetin dhe në këtë formë do të veprojmë’’, përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat