Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një burri nga Gjilani

Gjilani

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një burri nga Gjilani

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 13:52
Xhemail Behluli

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhemail Mehmet Behlulit, i cili është raportuar i zhdukur nga 27 qershori 2024.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Xhemail Behluli është i lindur më 20.04.1963, me vendbanim në Gjilan.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe vendndodhjen e personit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat për peronin i cili që nga data 27.06.2024 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij deri më tani”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Policia thekson se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat