Komuna e Gjilanit ka njoftuar se kryetari Alban Hyseni do të prezantojë para qytetarëve punën e tij gjashtë mujore.
Mirëpo, sipas njoftimit bëhet e ditur se raportimi para qytetarëve nuk do të mbahet në hapësirat brenda komunës, por tek parku urban në Gjilan.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të Grupit të këshilltarëve nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës Avdyl Aliu, i cili tha se të parit të komunës i është bërë shpija ujk.
“Të parit të ekzekutivi i është bërë shpija ujk, kurdo që mundet ikën nga Gjilani dhe Kosova, por edhe kur është në Gjilan nuk kryen punë nga zyra dhe institucioni, raporton nëpër rrugë dhe nëpër parqe”, ka shkruar Aliu.