Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi, bashkë me zyrtarë të tjerë kanë parë nga afër fillimin e korrjes në fshatin Nasal tek fermeri i vyshëm Nexhmedin Selimi.
Ai tregoi se kanë nisur fushatën e korrje-shirjeve.
“Si komision komunal, do ta mbikëqyrim dhe do t’i monitorojmë korrje-shirjet, do të jemi pranë fermerëve dhe kombajnerëve. Shpresoj që ky vit të jetë më i mirë dhe të ketë më shumë bereqet”, tha Isufi.
Drejtori i Bujqësisë i premton fermerëve për rritjen e mbështetjes së vazhdueshme për ta me të gjitha kapacitetet komunale.
Ndërsa fermeri Nexhmedin Selimi, i cili ka 9 hekterë me grurë ka nisur me korrjen.
"Me rendimetin jemi të kënaqur, ku për një hektarë sjell mbi 5 tonë", tha Selimi.
Sipas tij, sivjet nuk kanë pasur dëme nga shirat dhe kjo është arsye e rezultateve të mira të rendimentit.