Haziri, Vetëvendosjes në Gjilan: Mandat i humbur, dënimi do të jetë kapital

Gjilani

Haziri, Vetëvendosjes në Gjilan: Mandat i humbur, dënimi do të jetë kapital

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 21:42
Ish-Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri

Ish-Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se me ardhjen e qeverisjes së re në atë komunë me Lëvizjen Vetëvendosje “mandati është i humbur” dhe se në zgjedhjet e reja, kasta aktuale qeverisëse do “dënimin do ta ketë kapital”.

“Ekzekutivit të gjilanit do t’i dështojë në mënyrë frapante tendenca për ta dështuar Kuvendin Komunal, i cili në vazhdimësi është vlerësuar si më transparenti dhe më aktivi në Kosovë”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Postimi i plotë:

Ky mandat i humbur do të jetë shumë i shtrenjtë për gjilanasit, dënimi do të jetë kapital.

Ekzekutivit të gjilanit do t’i dështojë në mënyrë frapante tendenca për ta dështuar Kuvendin Komunal, i cili në vazhdimësi është vlerësuar si më transparenti dhe më aktivi në Kosovë.

Kjo po dëshmohet edhe në këtë mandat ku një organizatë kredibile asambleistët e LDK-së i ka vlerësuar si më aktivë e produktivë në nivel Republike. Kjo i pengon pushteti dhe po tenton të ‘shpëtojë’ duke ua pamundësuar qytetarëve transmetimin medial!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat