Po rregullohet rruga ”Enver Miftari” në Gjilan, e cila konsiderohej e rrezikshme për kalimtarët dhe banorët e kësaj lagjeje, për shkak të mungesës së trotuareve dhe ndriçimit publik.
Asfaltimin i rrugës pothuajse ka përfunduar dhe gjatë ditëve në vijim pritet të rregullohet edhe trotuari për kalimtarë.
Një qytetar pati raportuar për vështirësitë e qarkullimit në këtë rrugë, që ishin shqetësim për banorët dhe kalimtarët.
Pas raportimit në platformën ndreqe.com, telegrafi kishte kontaktuar me drejtorin e Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi, i cili pati thënë se punimet për këtë rrugë do të fillojnë së shpejti.
Rruga gjatë gjithë ditës së sotme ka qenë e mbyllur për vetura dhe ka qenë vështirë e kalueshme edhe për këmbësorët dhe banorët e lagjes.