Një paciente është larguar nga Klinika Psikiatrike në Gjilan.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës të hënën në mesditë.
Deri më tash nuk dihet vendndodhja e saj.
“Gjilan 15.07.2024 – 14:00. Raportohet se viktima femër kosovare me probleme mentale është larguar nga klinika psikiatrike dhe nuk dihet se ku ndodhet. Rasti është duke u hetuar”.