Kryetari Alban Hyseni, ka emëruar Shpend Nuhiun, drejtor të ri të Arsimit në Komunën e Gjilanit.
I pari i komunës, tha se me përvojën e tij menaxheriale, si dhe me angazhimin politik, Shpend Nuhiu është njeriu i duhur për të vazhduar punën e mirë dhe ndryshimet e mëdha në Drejtorinë e Arsimit.
Alban Hyseni, theksoi se angazhimi i madh i drejtoreshave më herët, puna e jashtëzakonshme e tyre, do të vazhdohet tani edhe nga drejtori i ri.
"Urime për detyrën e re dhe suksese të vazhdueshme në angazhimin e ri, Shpend", tha kryetari Alban Hyseni.