Hyseni: Qytetarët e Gjilanit në nivel vendi janë të moshës mesatare rreth 35 vjet

Gjilani

Hyseni: Qytetarët e Gjilanit në nivel vendi janë të moshës mesatare rreth 35 vjet

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 10:21
Alban Hyseni

Nga procesi i regjistrimit të popullsisë, Komuna e Gjilanit, doli të jetë komuna e katërt më e madhe në vend, me rreth 83 mijë banorë.

Kryetari i kësaj komumne Alban Hyseni, tha se në pranverë Kosova kaloi suksesshëm procesin e rëndësishëm të regjistrimit të popullsisë, vlerësuar lart për përmbushje të standardeve ndërkombëtare nga organizatat që monitoruan.

Sipas tij Komuna e Gjilanit, nga ky regjistrim numëron 82 mijë e 901 banorë, ndërsa në nivel vendi popullsia ka moshën mesatare 34.82 vjet.

I pari i Gjilanit tregoi se tani janë komuna e katërt në vend.

Alban Hyseni, tha se diaspora po regjistrohet dhe se duhet vazhdojnë të regjistrohen e të inkurajojnë të tjerët për regjistrim.

"Edhe këto ditë gushti është mundësia për një proces që ju bën të përfshirë në planifikim dhe ndodh vetëm një herë në një dekadë", tha kryetari Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat