Nis ndërtimi i disa rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan

Gjilani

Nis ndërtimi i disa rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 10:52
Gjilan

Ka nisur ndërtimi i disa rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan, derisa kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga komuna.

Për të parë nga afër , kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dalur në vendin e ngjarjes bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu e Arjeta Rexhepi, si dhe drejtorët komunalë.

Hyseni theksoi se ndërtimi i këtyre rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë”, ka vlerën e mbi 330 mijë euro.

Ai tregoi se rrugët që do të ndërtohen janë: “Avni Rrustemi”, “Rifat Hamiti”, krahu 1, krahu 2, “Gustav Majer”, “Shyt Mareci” “Aleks Buda”, “Afrim Maliqi” dhe rruga “Vëllezërit Frashëri”.

Kryetari Hyseni, tregoi se gjithashtu, kanë vizituar edhe punimet finale në trotuarin dhe ndriçimin e rrugës “Enver Miftari”.

“Për çdo ditë, në çdo lagje”, tha Alban Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat