Hyseni: Do të ndërtohen 18 rrugë në Bresalc, po shqyrtohen edhe të tjera

Gjilani

Hyseni: Do të ndërtohen 18 rrugë në Bresalc, po shqyrtohen edhe të tjera

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Investimet në përmirësimin e infrastrukturës në fshatra nuk kanë të ndalur.

Ato po vazhdojnë edhe në ndërtimin e 18 rrugëve të fshatit Bresalc.

Në inspektimin e fillimit tê punimeve ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu e Arjeta Rexhepi, si dhe drejtorët komunalë.

Kryetari Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ka filluar zbatimi i dy kontratave për ndërtimin e rrugëve në Bresalc, me gjatësi dhe vlerë si në vijim: njëra 1432 metra - 162,525.30 euro dhe tjetra 1017 metra - 138,229.84 euro.

I pari i komunës theksoi se, gjithsej do të ndërtohen 18 rrugë. Ka shumë kërkesa të tjera dhe jemi duke iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve çdo ditë.

"Me miliona euro borxhe të paguara dhe shumë më shumë miliona të investuara, po e kthejmë vëmendjen e qeverisjes te qytetarët", tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se nuk ka kritikë apo pengesë që e ndal punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat