Doktor Agron Leka, emërohet Drejtor Klinik i Spitalit Regjional të Gjilanit.
Këtë e ka konfirmuar ai duke theksuar se drejtori paraprak, Arsim Emini, me vullnet të plotë është tërhequr nga kjo pozitë dhe si rrjedhojë është përzgjedhur ai.
“Me vullnet të plotë për shkak të angazhimeve familjare është tërhequr nga kjo pozitë doktori paraprak, Arsim Emini.Unë e kam koleg shumë të mirë doktor Eminin, që kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë gjithmonë edhe në të ardhmen. Gjithcka ka shkuar bazë vullnetare dhe me procedurë të rregullt”, ka thënë Leka.
Ndryshe, doktor Arsim Emini, ishte zgjedhur si Drejtor Klinik i Spitalit Regjional të Gjilanit qysh në vitin 2022.