Hyseni: Nga viti në vit ka rritje të numrit të nxënësve

Gjilani

Hyseni: Nga viti në vit ka rritje të numrit të nxënësve

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 12:37
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka folur për investimet në sektorin e arsimit në Gjilan, duke theksuar se nga viti në vit ka rritje të numrit të nxënësve në shkolla.

Hyseni theksoi se përveç investimeve këtë vit kanë nënshkruar edhe kontratat për sigurimin shëndëtësor të nxënësvë që mbajnë praktikë në biznese e që janë nga profile të ndyshme.

“Përvec investimeve këtë vit kanë nënshkruar edhe kontratat për sigurimin shëndetësor të nxënësve që mbajnë praktikë në biznese e që janë nga profile të ndryshme si shkenca kompjuterike, instalues elektrik, mekatronik, automekanik, ndërtimtari, instalues të ngrohjes e klimatizimit, trafik rrugor, teknologji kimike, informatik, IT, arkitektur, ndërtimtari e gjeodezi”, ka theksuar ai.

Më tej, ai tregon se e gjithë kjo punë ka reflektuar edhe në numrin e nxënësve të regjistruar, ku nga viti në vit ka rritje të numrit të nxënësve.

Sipas tij, shembulli më i mirë për këtë është shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai”, ku janë rreth 1 milionë euro investime në infrastrukturë e mjete të punës, laboratore moderne për mësim.

“Për lidhjen mes ekonomisë dhe arsimit, për punësim e mirëqenie, për arsimin dual”, tha kryetari Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat