Rënie e lehtë e numrit të pacientëve të prekur nga gripi në QKMF në Gjilan

Gjilani

Rënie e lehtë e numrit të pacientëve të prekur nga gripi në QKMF në Gjilan

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Gjatë kësaj sezone të verës qendrat për shërbime mjekësore kanë qenë të mbingarkuara nga rritja e numrit të pacientëve, të cilët kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të gripeve dhe ftohjeve.

Njëjtë po ndodh edhe në rajonin e Gjilanit, mirëpo ditët e fundit ka një dallim të vogël në rënien e numrit të pacientëve, derisa këtë e ka konfirmuar për median, specialistja e Qendrës Kryesore të Mjeksiësë Familjare në Gjilan, Ramize Ahmeti-Ibrahimi.

Ahmeti-Ibrahimi thekson se ky grip ka filluar qysh nga muaji korrik dhe po vazhdon ende, por që sipas saj tanimë ka një dallim të vogël në rënien e numrit të pacientëve.

Gripi që po shoqërohet me barkqitje, të vjellura, e disa edhe të ftohur, ka filluar qysh nga muaji korrik dhe po vazhdon edhe tash. Këto tri ditët e fundit ka një rënie të vogël të pacientëve për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo për telegrafin.

Faktori kryesor për përhapjen e këtij gripi, sipas specialistes Ahmeti-Ibrahimi, janë temperaturat e larta si dhe ardhja e mërgimtarëve, derisa e njëjta ka theksuar se grumbullimet, ahengjet e ndryshme kanë shkaktuar që ky grip të përhapet.

Ajo thekson se nga Ministria e Shëndetësisë kanë marrë informatë se duhet t’i zbatojnë rregullat e mbrojtjes për shkak se është rritur numri i pacientëve për ndihmë mjekësore.

Kemi marrë informatë nga Ministria e Shëndetësisë se duhet t’i zbatojmë rregullat e mbrojtjes për shkak se është rritur numri i pacientëve, por edhe për shkak të COVID-it”, ka thënë ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat