Po vazhdon zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” në qytetin e Gjilanit, ku përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ky projekt kap shifrën prej 2.4 milionë eurove.
Gjithashtu, bëhet e ditur se si shkak i punimeve një pjesë e rrugës, do të jetë e bllokuar për qarkullim. Mirëpo për t’u mos u bllokuar tërësisht, është asfaltuar një rrugë alternative.
Sipas njoftimit, përmes saj nga rruga e Malishevës, mund të kalohet direkt në rrugën e Bujanocit, duke mundësuar kështu lidhjen me të gjitha rrugët e qytetit.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se në vlerë prej 2.4 milionë euro dhe me gjatësi rreth 1 kilometër, po mbulohet shtrati i lumit.
I pari i komunës, tregon se kjo rrugë do të jetë me katër korsi, me trotuar në dy anët e rrugës, me shteg për biçikleta dhe shirit për këmbësorë.
“Aktualisht jemi në fazën ku një segment i rrugës duhet të mbyllet, në mënyrë që të vazhdohen punimet”, tha Hyseni.
Kryetari, tregon se nga ura ku po vazhdohen punimet tani, deri te kthesa e parë në të majt rruga do të jetë e bllokuar.