Hyseni:Dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës për drejtësi

Gjilani

Hyseni:Dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës për drejtësi

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 09:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni Komunal i Komunës së Gjilanit, ka dorëzuar përmbledhjen e punës në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tregon se bashkë me një pjesë të komisionit komunal për dokumentimin e krimeve të luftës, pritën në takim Atdhe Hetemin nga Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

I pari i komunës, theksoi se i dorëzuan përmbledhjen e punës së gjatë të komisionit komunal.

Më tej ai shtoi se ndërkohë, do të përgatisin edhe dokumentacionin e plotë që të dorëzohet në IKKL.

“Dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat