Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se qyteti pritet të ketë objektin e ri të Stacionit të Autobusëve, i cili sipas tij pritet të filloj të realizohet këtë vit.
Sipas tij, ky projekt do të ketë infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira operimi.
Hyseni, tha se Stacioni i Autobusëve, po bëhet realitet, falë bashkëpunimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ministrin Elbert Krasniqi.
“Një nga projektet me vlerë të madhe për qytetin, që sjell ndryshimet e nevojshme infrastrukturore dhe funksionale, po fillon të realizohet këtë vit”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës shtoi se projekt pas projekti, drejt realizimit të projekteve të nevojshme për qytetarët e vendit.