Nxënësit me kushte jo të mira materiale po furnizohen me çanta e materiale tjera për të vijuar mësimet. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Gjilanit përmes një komunikate për media.
Sipas tyre, kryetari Alban Hyseni, tha se po vazhdon mbështetja për 250 fëmijë nga familjet me asistencë sociale, të cilët po pajisen me çanta dhe materiale shkollore.
Alban Hyseni, më tej tregoi se këta nxënës janë nga klasa e parë deri në të pestën.
“I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor. I pari i komunës falënderoi organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, e cila ka kontribuar që të shohim kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve sot”, thuhet në komunikatë.