Shërbimi i Urgjencës i Qendrës Kryesore Familjare në Gjilan, bëhet edhe me një ambulancë të re.
Në pranim-dorëzimin e saj, ishte edhe i pari i komunës, Alban Hyseni bashkë me u.d të drejtorit të QKMF-së, Basri Kamberin dhe personelin shëndetësor të Shërbimit Urgjent.
Hyseni, tha se nga një që ishte, po bëhen katër auto-ambulanca.
Ai theksoi se auto-ambulanca e re me ka vlerën rreth 60 mijë euro.
“Me investime në shëndetësi, po ofrohen shërbime cilësore dhe efikase, për të gjithë, pa dallim”, tha kryetari Hyseni.