Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan, ka njoftuar se me datë 11 shtator do të mbahet aksioni për dhurim të gjakut, derisa theksohet se ky dhurim i gjakut i dedikohet të sëmurëve dhe të lënduarve që trajtohen në spitalin e Gjilanit.
Në njoftim theksohet se stafi i QKMF-së si dhe punëtorët e Komunës së Gjilanit do të dhurojnë gjak, derisa u bëhet thirrje se këtij aksioni mund t’i bashkangjiten edhe qytetarët.
“Stafi i QKMF-së, punëtorët e komunës së Gjilanit do të dhurojnë gjak dhe këtij aksioni mund të i bashkangjiten edhe qytetarët e tjerë të cilët gëzojnë shëndet të mire”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu thuhet se aksioni do të mbahet me datë 11.09.2024 nga ora 10:00 deri në ora 14:00, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ( QKMF “Dr. Nagip Rexhepi) në Gjilan, ku do të jenë ekipi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut nga Prishtina.
“Ky dhurim i gjakut i dedikohet të sëmuarve dhe të lënduarve që shërohen në spitalet tona”, theksohet tutje.