Komuna e Gjilanit ka njoftuar se është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit në mes të kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për banimin e përballueshëm.
I pari i komunës së Gjilanit tha se banimi i përballueshëm po jetësohet, duke filluar me Gjilanin.
“Sot, bashkë me ministrin e MPHI-së, Liburn Aliu, kemi finalizuar marrëveshjen për banimin e përballueshëm”, tha Alban Hyseni, thuhet në njoftim.
Kryetari më tej theksoi se Qeveria e Kosovës ua ka ofruar mundësinë të gjitha komunave të Kosovës, duke kërkuar prej tyre vetëm parcelat.
“Qeveria e Kosovës, bashkë me komunat, për qytetarët e Republikës”, tha kryetari Alban Hyseni.
I pari i komunës së Gjilanit tha se banimi i përballueshëm po jetësohet, duke filluar me Gjilanin. “Sot, bashkë me ministrin e MPHI-së, Liburn Aliu, kemi finalizuar marrëveshjen për banimin e përballueshëm”, tha Alban Hyseni, thuhet në njoftim. Kryetari më tej theksoi se Qeveria e Kosovës ua ka ofruar mundësinë të gjitha komunave të Kosovës, duke kërkuar prej tyre vetëm parcelat.
“Qeveria e Kosovës, bashkë me komunat, për qytetarët e Republikës”, tha kryetari Hyseni.