Hyseni: Dëshmorët u bënë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë

Gjilani

Hyseni: Dëshmorët u bënë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 13:22
Alban Hyseni

Për nderë të 25 vjetorit të rivarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të ZOK-it, janë bërë sot homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit në Gjilan.

Pos kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, për homazhe ishin edhe zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, deputeti i Kuvendit të Kosovës Luan Aliu, komandanti i Stacionit Policor në Gjilan Agim Lipovica, drejtorë, këshilltarë e zyrtarë komunalë, përfaqësues politik, ushtarakë të FSK-së e ish-UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve.

Kryetari Alban Hyseni, tha se: një dëshmor është simbol i guximit, i dashurisë për atdheun dhe i përkushtimit të pakufishëm për lirinë e popullit.

“Dëshmorët janë ata që kanë ngritur flamurin e lirisë në lartësitë më të larta të historisë sonë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit shtoi se: vlera e tyre qëndron në faktin se ata nuk luftuan vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen, për brezat që do të vijnë.

“Nëpërmjet sakrificës së tyre, ata u bënë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë”, tha kryetari Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat